KFOR-it italian dhuron donacion 70 mijë euro për ShSKUK-në

Prishtinë | 12 Maj 2017 | 12:48 | Nga

Barnatorja Qendrore e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, ka pranuar pranuar donacionin e tretë të radhës nga grupi shumëkombësh perëndim (MNBG-W)/kontingjenti Italian, barin Ibuprofen Plv (Buscofen) në sasi prej 77 000 njësi i dedikuar Klinikave të QKUK-së dhe Spitaleve të Përgjithshme në Gjakovë, Gjilan, Prizren, Pejë, Ferizaj e Mitrovicë.

Donacioni është ofruar nga Organizata joqeveritare humanitare “Perigieo onlus” nga Macerata e Italisë, përmes zyrtarëve të lartë të KFOR-it Italian.

Me rastin e dorëzim-pranimit të këtij donacioni, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, dr. Curr Gjocaj, falënderoj organizatën italiane dhe kontingjentin italian të KFOR-it për donacionin e dhënë.

“ Në emër të profesionistëve tanë shëndetësorë, pacientëve që trajtohen në shërbimet e kujdesit shëndetësor në kuadër të ShSKUK-së dhe menaxhmentit më të lartë administrativ dhe atij vendimmarrës të ShSKUK-së, ju falënderoj përzemërsisht në përkrahjen e vazhdueshme dhe donacionet e ofruara për të tretën herë më radhë nga OJQ “Perigieo onlus” në Macerata të Italisë përmes jush, respektivisht kontingjentit të KFOR-it Italian në Kosovë”, u shpreh drejtori Gjocaj.
Sipas tij, ky është shembulli më i mirë i bashkëpunimit civilo- ushtarak.

Kolonel Stefano IMPERIA, Komandanti i Komandës së Grupit shumëkombësh të betejës-Perëndim (MNBG-Ë) dhe Komandant i Kontingjentit italian të KFOR-it në Kosovë, tha se është kënaqësi me qenë në këtë ceremoni. “ Ky donacion është dhuruar falë shoqatës Perigieo, me të cilin kemi bashkëpunim si Ministri e Mbrojtjes së Italisë, në veçanti komanda jonë interne në Itali që është komandë superiore. Në këtë rast duhet të falënderojmë edhe aeronautikën ushtarake italiane” u shpreh Komandant Imperia.

Ai theksoi se ishte kënaqësi të dhurohet donacioni një institucioni që është në favor të mirëqenies së qytetarëve, duke shtuar se ne janë për të mirën e qytetarëve për vazhdim të përmirësimit të gjitha kushteve.

Në anën tjetër, znj. Arijeta Stanovci, Shefe e Barnatores Qendrore dhe koordinatore për çështje Farmaceutike në SHSKUK, tha se vlen të theksohet në veçanti miqësia dhe dashuria e shprehur anekënd botës e popullit italian për Kosovën dhe popullin tonë dhe sensibilizimi i çështjes sonë nga ky vend mik me ç’rast do t’i quaja miq të ditëve të vështira, dekadave më të rënda për popullin tonë, miq gjatë luftës së afërt dhe miq tani në paqe.

“Lidhjet e ngushta, të përzemërta dhe shumë miqësore mes popullit Italian dhe popullit tonë janë dëshmuar me veprat dhe angazhimin e palodhshëm të këtij vendi në çështjen e zgjidhjes së situatave më të vështira për Kosovën Në historinë e afërt të popullit shqiptar Italia dhe populli Italian kanë një vend të pakontestueshëm dhe jashtëzakonisht meritor për zhvillimin dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës” u shpreh znj. Stanovci.
Në ceremoni ishin prezentë edhe Nënkoloneli Michele LO MONACO, zyrtar për medie në MNBG-W(Grupi shumëkombësh i betejës – Perëndim) Kapiten Riccardo PACE, MNBG-W, Shef i Shtabit të Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC) – Kapiten Michele de LETTERIIS, Ndihmës Ushtarak i Komandantit të MNBG-W; Toger Dario GRIOLI, MNBG-W, Zyrtar përgjegjës i ndërlidhjes në CIMIC.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme