Në komunën e Deçanit, kontingjenti italian i Komandës Rajonale Perëndim (RC-W) të KFOR-it të enjten përfundoi një projekt të Bashkëpunimit Civil dhe Ushtarak (CIMIC), i cili konsiston në dhurimin e pajisjeve për pastrimin dhe higjienën e objektet e kujdesit shëndetësor.
Sipas një njoftimi për media, projekti synon të forcojë kapacitetet e qendrës mjekësore, duke pajisur objektet e kujdesit shëndetësor me pajisje moderne që plotësojnë nevojat e popullatës në lidhje me parandalimin dhe shërimin.
“Donacioni bën pjesë te aktivitetet e shumta për të mbështetur zhvillimin e institucioneve në Kosovë që kontingjenti italian i zhvillon në baza gjashtëmujore.
Kontingjenti Italian i Forcave të Kosovës (KFOR), në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, kontribuon në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.