Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka pritur sot në takim zëvendës-ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për operacione në NATO, John Manza, me të cilin diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.
Me këtë rast ministri Hyseni e njoftoi Manzan për situatën e sigurisë në Kosovë, ku vlerësoi se gjendja e sigurisë në vend është e mirë, kjo falë edhe bashkëpunimit të mirë që kanë institucionet e sigurisë në Kosovë me KFOR-in.
Ndërsa zëvendës-ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për operacione në NATO, John Manza, vlerësoi gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe vuri në dukje se KFOR-i në Kosovë është i përkushtuar për t’i ofruar siguri të gjithë qytetarëve pa dallim.