KFOR publikon pamje nga heqja e barrikadave në veri

Prishtinë | 05 Jan 2023 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar për largimin e barrikadave në veri.

Në njoftimin e tyre, KFOR ka publikuar edhe pamje nga momenti kur heqin kamionët e djegur dhe të tjerë që po bllokonin qarkullimin e lirë të qytetarëve për më tepër se tri javë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

KFOR po ashtu ka theksuar se janë të fokusuar në garantim të sigurisë në rajon për të çuar para dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

“KFOR-i është plotësisht i përgatitur për çdo zhvillim të sigurisë, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së, dhe vazhdon të ofrojë kornizën e sigurisë për të çuar përpara dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Kujtojmë se barrikadat u vendosën në veri të shtunën e 10 dhjetorit të vitit të kaluar, në shenjë reagimi ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, të cilit sot i është vazhduar arresti shtëpiak edhe dy muaj.

Të ngjashme