Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës, ka mbajtur konferencë për medie në të cilën ka dhënë detaje për organizimin e turneut “Kosova Fighting Series 1 (KFS1)”, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Federatës, Besart Hashani, tha se në këtë turne do të marrin pjesë luftëtarë nga disa shtete dhe do të zhvillohen 11 meçe , 7 prej tyre do të jenë amatore dhe 4 profesonale.
“Ka mi pas 11 meçe dhe kanë me qenë 7 meçe amatorë dhe 4 profi. Organizimi deri tash ka ecën mirë dhe kemi pas disa ndihmesa. Kemi luftëtarë nga Bosnja, Mali i Zi, Austria dhe ShqipëriaKFS1 normal që është numër 1 dhe ka me pas ndoshta edhe dilema dhe kemi me u mundu më bë më të mirën që çdo herë të bëhet edhe më i fortë. Por njëherë ne e kemi bërë me e shikua se si po ec dhe me i pa ku i kemi problemet”, tha ai.
Drejtori, Leotrim Berisha tha se sportistët do të kenë mbështetjen të madhe nga ana e federatës.
“Meçet amatore kanë me fillua prej orës 6 deri në ora 8 , pastaj fillojnë meçet profesionale. Sportistët do të kenë mbështetje shumë të madhe nga ana jonë dhe për të rinjtë e këtij vendit do të jepet maksimumi.
Nënkryetari Alim Kabashi ai tha se në fillim ka qenë shumë e vështirë në mbledhjen e sportistëve.
“Ka qenë shumë e vështirë në filloj me i mbledh por ne jemi mundu me bë një sport sa më kualitativ. Besoj qe ka me qenë një natë shumë e mirë dhe e paharrueshme dhe shpresoj që ka me pas shumë interesim”, tha ai..
Luftëtari Fitim Ukeli tha se është i përgatitur dhe se po e ndien vetëm shumë të sigurt gjatë ndeshjes së nesërme.
“Faleminderit që ma keni dhënë mundësinë me u kthye në vendin tim. Unë kam ushtru mirë dhe po e ndiej vetën të sigurt dhe faleminderit të gjithë për përkrahjen. Unë ketë fitore ka me e bë për Kosovën dhe për krejt ta që më kanë përkrah”, tha ai.
“Kjo është lufta jem e parë dhe besoj qe ka me kalua mirë dhe e pres me shumë dëshirë, tha Muhamet Sinani.
KFS1 do të fillojë me 23 shkurt në Palestrën Karagaq në Pejë.
Në meçet kryesore të mbrëmjes do të jetë ai ndërmjet Fitim Ukellit dhe Driton Bajramajt.