KGJK i propozon Presidentes 15 gjyqtarë për dekretim me mandat fillestar

Prishtinë | 05 Mar 2026 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), pas paraqitjes së raportit nga Komisioni për Emërimin dhe Rekrutimin e Gjyqtarëve, miratoi propozimin drejtuar Presidentes së Republikës së Kosovës për dekretimin e pesëmbëdhjetë (15) gjyqtarëve me mandat fillestar në gjykatat themelore.

Këshilli ia propozon këtë listë Presidentes së Republikës së Kosovës për procedim të mëtejmë, në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore.

Të ngjashme