KGJK-ja lanson web-faqen e re, vlerësohet si hap pozitiv drejtë transparencës dhe llogaridhënies

Prishtinë | 19 Pri 2019 | 16:30 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka bërë lansimin publik të web-faqes së re të sistemit gjyqësor të Kosovës, në të cilën gjykatësit do të publikojnë gjithçka sa i përket vendimeve si gjykatë, raporton Ekonomia Online.

Lansimi i kësaj faqeje u cilësua si hap pozitiv drejtë transparencës dhe llogaridhënies së gjykatave.

Drejtoresha e misionit USAID, Lisa Magno, tha se lansimi i kësaj faqe tregon se KGJK dhe gjykatat janë të përkushtuara ndaj transparencës për qytetarët.

“Është privilegj dhe përvojë e jashtëzakonshme të jem në këtë rast. Tri prioritet tona me janë paqja presporiteti dhe drejtësia. Lansimi i sotëm demonstron se KGJK dhe gjykatat janë të përkushtuara ndaj transparencës për popullin e Kosovës. Kjo faqe ofron qasje më të lehtë, përdorim më të lehtë dhe qëllimi është të zvogëlohet perceptimi i korrupsionit dhe do të ketë zhvillim ekonomik,  investitorët pyesin vazhdimisht rreth drejtësisë. Deri tani janë publikuar 9000 aktgjykime dhe kjo është arritje e mëdha. Ne presim që KGJK-ja të alokoj resurse më të mëdha për këtë rritje të transparencës. Kërkoj nga gjykatat të publikojnë aktgjykimet. U bëjë  thirrje organizatave, medieve ta përcjellin këtë portal dhe të kërkoni nga gjykatat të publikojnë dhe t’i bëni ato llogaridhënëse”, tha Mango.

Kryesues i KGJK-së, Skënder Çoqaj, tha se kjo faqe është bërë në kohën më të përshtatshme duke e quajtur edhe si hap gjigant.

 “Lansimi vjen në një moment te përshtatshëm,  që të rrisim transparencën dhe llogaridhënien, këto janë dy çështje të lidhura mes vete. Pjesa më e vështirë është para nesh që ta bëjmë këtë Web faqe transparente. Menaxhimi dhe përditësim i seancave gjyqësore, publikimi mbi performancën, janë disa veçori të platformës. Platforma s’është ndërmarrje e izoluar, por e diskutimeve që kemi pasë me organizata civile dhe që kanë interes. Lansimi i kësaj faqe është hap gjigant i transparencës dhe llogaridhënies në gjyqësor”, tha ai, raporton EO.

Koordinatori i zyrës ligjore nga BIRN, Labinot Leposhtica, tha se kjo është një mundësi e mirë për medie që të qasen më lehtë në të dhënat e gjykatave.

“Ky web është hap drastik në përmirësimin e transparencës të gjykatës, ofron cilësi dhe mekanizma dhe  neve si media do të na bëjnë të ndihemi komod . Gjykatat duhet të bëjnë çmos që të  kenë live stream në çdo seancë që zhvillohet”, u shpreh ai.

Të ngjashme