KGJK pranon informacion zyrtar për një rast hetimi penal që përfshin një gjyqtar

Prishtinë | 19 Dhj 2025 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Gjykata Themelore në Prishtinë kanë pranuar sot informacion zyrtar lidhur me një rast të hetimit penal, në të cilin dyshohet se, përveç të tjerëve, është i përfshirë edhe një gjyqtar.

Po ashtu, KGJK është njoftuar nga menaxhmenti i Gjykatës Themelore në Prishtinë se rasti është regjistruar zyrtarisht për hetim të mëtejshëm lidhur me përgjegjësinë disiplinore.

KGJK ka bërë të ditur se të gjitha veprimet do të ndërmerren brenda afateve ligjore dhe se, në masën e lejuar, mediat dhe publiku do të njoftohen me kohë për zhvillimet e mëtejshme.

Të ngjashme