Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka pranuar një kopje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës që ka të bëjë me vendimin e Këshillit Gjyqësor, të datës 6 mars 2017, në lidhje me emërimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi, thekson se KGJK-ja është duke analizuar vendimin dhe sa më shpejtë që është e mundur do të përcaktojë veprimet që duhet të ndërmerren për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës është i përkushtuar, siç ka qenë gjithmonë, që të sigurojë sundim të ligjit.