Khabib Nurmagomedov është njëri nga sportistët më të komentuar të momentit.
Kampioni i botës në peshën e lehtë, rusi Khabib Nurmagomedov, ka deklaruar sot se po përgatitet që në mars të ndeshet me Tony Ferguson dhe ndaj Conor McGregor.
Rusi e ka quajtur rivalin e tij të përjetshëm një idiot, duke i thënë se nuk ka asnjë shans që ata dy të përballen përsëri.
“Dueli me Tony do të zhvillohet dhe jo me idiotin McGregor. Ne jemi duke biseduar dhe besoj se do të jetë ndeshja në mars ose prill. Kemi ndezur motorët që kjo përballje të organizohet, pasi është sfida që duhet bërë. Tony ka 12 fitore radhazi në UFC, unë kam 12 fitore radhazi në UFC, ndaj do të jetë një përballje e mirë. Jam duke u përgatitur, fizikisht dhe mendërisht”, tha Nurmagomedov.
Ky rivalitet mes tyre arriti në një tjetër nivel pas zënkës që shpërtheu nga lufta e tyre në UFC 229, në tetor të vitit të kaluar, transmeton periskop.