Khabib Nurmagomedov i ka dhënë një nderim emocional babait të tij Abdulmanap në një vjetorin e vdekjes së tij.
Kampioni legjendar i peshave të lehta UFC u stërvit nga babai i tij, dhe luftoi vetëm një herë pa të në kafaz para se të dilte në pension me kërkesën e nënës së tij.
Abdulmanap ishte një figurë shumë e rëndësishme brenda kampit në Dagestan dhe ishte në gjendje ta përqendronte atë në luftën e tyre të fundit së bashku; një mbrojtje e lehtë për titull në Dubai kundër Dustin Poirier në UFC 242.
Ai vdiq në spital në fillim të vitit të kaluar dhe Khabib prmes mediave sociale ka ndarë një video të babait të tij duke ushqyer kuaj me një mbishkrim të përzemërt.
“Ka kaluar një vit që kur Babai nuk është më”, ka tënë Khabib në një deklaratë, postuar fillimisht në Rusisht në faqen e tij në Instagram.
“Kjo ngjarje ka rritur besimin tim se në këtë botë ne nuk zotërojmë asgjë, as fëmijë, as prindër, as pronë – gjithçka që kemi është e përkohshme”.