Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka reaguar pas sulmit me raketa ndaj dy bazave amerikane në Irak. Kryefjalë e fjalimit të tij ishin akuzat dhe paralajmërimet ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës por dhe ndaj vendeve të tjera aleate të saj.Ali Khamenei duke folur për Shqipërinë, edhe pse nuk e përmendi me emër, tha:
“Një vend i vogël europian, shumë i vogël dhe shumë i mbrapshtë ka bërë komplot me SHBA dhe tradhëtarët e MEK kundër Iranit”.
Khamenei tha gjithashtu se tradhtarët e shtetit të ardhur nga jashtë organizuan protesta në Iran dhe kishin për qëllim sabotimin e Republikës.Në fund të fjalës së tij, Khamenei porositi që iranianët të bëhen të fortë ushtarakisht dhe ekonomikisht në mënyrë që armiku të mos mundet t’i lëndojë.
Muxhahedinët iranian përfaqësojnë një lëvizje opozitare iraniane në mërgim që synon të rrëzojë Republikën Islamike.Në vitin 2014 në Shqipëri u strehuan shumë anëtarëve të opozitës iraniane.
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka akuzuar Shqipërinë për komplot me Amerikën.
Në një deklaratë pas sulmit ndaj dy bazave amerikane në Irak, Khamenei u shpreh se disa shtete të vogla si Shqipëria, në Europë po komplotojnë me Amerikën dhe muxhahedinët kundër republikës islamike të Iranit.
“Disa shtete të vogla, të këqija në Europë po komplotojnë me Amerikën dhe muxhahedinët kundër republikës islamike të Iranit”, ka deklaruar lideri suprem i Iranit.