Gjermania pasi arriti të kualifikohet në gjysmëfinale duke mposhtur pas penalltive Italinë pritet të ketë telashe të mëdha në raundin tjetër të “Euro 2016”.
Gjermania ka marrë një lajm të keq pas kualifikimit në gjysmëfinale. Ekipi gjerman rrezikon të mbetet pa Sami Khediran dhe Mario Gomezn.
Të dy lojtarët kanë pësuar lëndim gjatë ndeshjes me Italinë, dhe është në pikëpyetje nëse do të jetë gati për gjysmëfinale. Edhe trajneri Joachim Low, ka bërë të ditur se ende nuk e di se a do të jenë të gatshëm për duelin e radhës dy futbollistët. “Nuk e di nëse Kehdira do të shërohet para të enjten.
Gomez ka një problem, ashtu edhe për këtë unë nuk di shumë shpresoj që ata t’i kem të gatshëm për ndeshjen e radhës”, ka deklaruar selektori i Gjermanisë.
Mediat gjermane kanë njoftuar se problemi i Kehdiras është serioz dhe për të “Euro 2016”, ka përfunduar përderisa për Gomez, ka shpresa të rikthehet.