Mesfushori Sami Khedira ka gjasë që të largohet nga Juventus me mbarimin e sezonit.
Gjermani pritet që pas kësaj ta kalojë në kampionatin amerikan – MLS, njofton Calciomercato, transmeton Klan Kosova.
Megjithëse ka nënshkruar kontratë të re verën e kaluar, blerja e Aaron Ramsey nga Arsenal dhe largimi i mundshëm i menaxherit Massimiliano Allegri mund të bëjë që Khedira të largohet.
Për të ka disa skuadra edhe nga Evropa që kanë shfaqur interesim.
Ai është duke u rikuperuar nga aritmia atriale dhe nuk pritet që të marrë ndonjë vendim për të ardhmen pa u shëruar plotësisht.