Khloe Kardashian i është kthyer një ndjekësi në rrjete sociale që e quajti ‘alien’ për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme në pamje.
“Më vjen keq që ndihesh ashtu”, tha ylli i “Keeping Up With the Kardashians” në përgjigjen drejtuar një përdoruesi të Twitter që e akuzoi për ndërhyrjet estetike.
“Ju keni çdo të drejtë të më bllokoni mua, të mos më shikoni”, vazhdoi ajo. “Po përpiqem të ndihmoj shumë prej njerëzve që vuajnë në heshtje. Ke të drejtë në mendimet e juaja. Siç kam edhe unë”.
Ajo në një postim tjetër deklaroi, “Unë nuk mendoj se duhet t’i referoheni vetes si një feministe nëse jeni duke sulmuar një femër”.
Reagimi i tillë kundrejt Khloe erdhi për shkak të pamjes në një reklamë të fundit për Nurtec, një ilaç me recetë që përdoret për të trajtuar migrenën.