Khloe Kardashian i nënshtrohet një metode të re për ta luftuar ankthin

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

E pasur, e bukur, e njohur…, por kjo nuk mjafton. Për ta zvogëluar ankthin që e përjeton, Khloe Kardashian ka nisur të shkojë në hipnoterapi.

Pjesëtarja e klanit Kardashian/Jenner nuk e ka të lehtë të përballet me famën dhe kritikat e vazhdueshme që i drejtohen në rrjetet sociale.

Për këtë arsye, ajo ka provuar terapi të shumta, ndërsa hipnoterapia është e vetmja që po i ndihmon.

Hipnoterapia, që njihet edhe si hipnozë e udhëhequr, është një formë e psikoterapisë që e përdor relaksimin, përqendrimin ekstrem dhe vëmendjen intensive, për të arritur një gjendje të lartë të vetëdijes apo gjendje të ngritur të përqendrimit mendor. Me fjalë tjera, kjo terapi e vë personin në trans apo në gjendje të ndryshuar të ndërgjegjes.

Siç transmeton The Mirror, qëllimi i kësaj terapie është që të përpiqet ta mësojë që ta shikojë botën vetëm pozitivisht, pavarësisht asaj që ndodh.

Burime pranë familjes Kardashian/Jenner kanë thënë se Khloe është nën stres të vazhdueshëm, pasi mendon se nuk është e mirë sa duhet, prandaj ndihet në ankth dhe depresion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme