Khloe Kardashian falënderon presidentin Joe Biden për njohjen e gjenocidit armen

Prishtinë | 25 Pri 2021 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Khloe Kardashian të shtunën falënderoi Joe Biden pasi është presidenti i parë i SHBA-së që njohu zyrtarisht masakrën e armenëve nën Perandorinë Osmane si një gjenocid.

“Faleminderit për nderimin e historive, dhimbjeve, vuajtjeve dhe humbjeve të popullit armen”, shkroi ylli televiziv dhe sipërmarrësja me origjinë armene.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri një deklaratë duke shënuar 106 vjetorin e fillimit të masakrës.

“Çdo vit në këtë ditë, ne kujtojmë jetët e të gjithë atyre që vdiqën në gjenocidin armen të epokës Osmane dhe rivendosim veten për të parandaluar një mizori të tillë që të mos ndodhë më kurrë”, tha Biden në deklaratën e tij, një kopje e së cilës u publikua në InstaStory të Kardashian.

“Sot, ndërsa vajtojmë për atë që humbëm, le të kthejmë sytë nga e ardhmja – drejt botës që ne dëshirojmë të ndërtojmë për fëmijët tanë. Një botë e pa njollosur nga të këqijat e përditshme të fanatizmit dhe intolerancës, ku të drejtat e njeriut respektohen , dhe ku të gjithë njerëzit janë në gjendje të ndjekin jetën e tyre me dinjitet dhe siguri”, tha Biden.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme