Një gjyqtar në Los Angeles ka finalizuar divorcin midis Khloe Kardashian dhe Lamar Odom. Dokumentat përfundimtare janë finalizuar që prej të premtes por do të bëhet zyrtare në 17 dhjetor.
Ylli i klanit të Kardashianëve, ka që prej 26 majit që kërkon të ndahet për herë të dytë me lojtarin e NBA.
Arsyeja se pse ata u ndanë ishte ndryshimet e dukshme që kishin në karakterin e njëri tjetrit. Të dy u martuan në shtator të vitit 2009 dhe dasma e tyre e madhe u bë publike edhe nëpërmjet medieve. Nga martesa e tyre nuk patën asnjë fëmijë.