Kica-Xhelili: Unë s’e kam parë veten kurrë në Vetëvendosje, Guxo e humbi vizionin

Prishtinë | 08 Sht 2022 | 21:44 | Nga Ekonomia Online

Doarsa Kica-Xhelili ka provuar të shpjegojë se përse doli nga Lista Guxo dhe u anëtarësua në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ajo, duke folur në emisionin Klan Kosova, deklaroi se me kohë e vërejti që brenda Listës Guxo s’kishte ndonjë vizion të qartë, pos që “thoshin se ne jemi LDK-ja e vërtetë”.

Ajo kalimin në Lidhjen Demokratike të Kosovës, e argumenton me shpjegimin se LDK ka pësuar reforma.

“Aktualiteti ndryshon. Ndryshon rrjedha, dyshojnë ngjarjet, ndryshojnë rrethanat dhe ndryshon konteksti. Unë kam hyrë në Listën Vjosa, me besimin se kam çka të jap. S’ka qenë shumë e rëndësishme ku, por momentumi. Kam pasur bindjen absolute se Osmani kishte çka të ofronte. Ajo u zgjodh presidente, e kemi ditur, por e kemi ditur se më nuk do të jetë njëjtë”, tha ajo.

“Kishte gjëra që na diferenconin, por ato nuk u shfaqen qysh nga fillimi. Ne i dhamë një mundësi. Unë e kam ofruar dhe zyrën time në Kuvend dhe si Guxco kam dashur të takohemi dhe të kuptojmë si qëndrojmë si iniciativë politike. Ta dimë si qëndrojmë ne dhe për çka qëndrojmë ne”.

“Qartësia nga zgjedhjet humbi, Kur pyesja çka na bën neve të ndryshëm nga të gjithë, edhe nga Vetëvendosje, sepse nëse nuk jemi vlerë e shtuar pse të ekzistojmë? Nuk është që kam mëndu fillimisht që nuk ka vizion, por kam dashur ta kuptoj. Por, e kam gjetur vetën në takime ku është përmendur se Guxo është LDK-ja e vërtetë. Ne kemi pasur kuvende zgjedhore ku kjo ka qenë edhe narrativa. Unë jam ndjerë si e përjashtuar nga ajo narrativë sepse unë s’kam qenë më herët në LDK”.

“Një nga format që prezantonim vetveten ishte që ishim Rugovistët dhe LDK-istët e vërtetë. Nuk paraqiste problem por kjo nuk mjaftonte. Sot jam në LDK se LDK-ja pësuar reforma. Pyetja ime ka qenë legjitime. Si diferencoheni në LDK dhe pse jo në LDK? Unë këtë nuk kam arritur ta kuptoj rrugës”.

“Unë e kuptoj dhe e mirëkuptoj edhe vrullin e reagimeve, por ajo që është e mirëqenë dhe e pakontestueshme është që unë në asnjë moment nuk kam thënë që synoj t’i bashkëngjitëm Lëvizje Vetëvendosje. Këtë e kam shfaqur. Kjo është çështje e ideologjisë dhe parimësisë”.

Ajo ka treguar edhe se kur saktësisht dha dorëheqje nga Guxo dhe përse nuk e ka njoftuar dorëheqjen deri tani.

“Njoftimin për t’u tërhequr e kam bërë shumë para se të ndodhte kjo ditë. Gërvalla dhe Peci kanë qenë të njoftuar qe tre muaj. Dorëheqjen me shkrim e kam dhënë me 5 gusht, por i kam njoftuar edhe para 2 muajsh”.

“Unë nuk jam përgjigjur, sepse për mua korrektësia është shumë e rëndësishme dhe fakti që sot s’jam me Guxo nuk do të thotë që sot s’ka njerëz që besojnë në të. Kam pritur deri sa të kryhet procesi zgjedhor. Për hir të korrektësisë, kam dashur një herë të mbyllen këto procese”.

Megjithatë, deputetja nuk ka saktësuar një moment kur e ndau mendjen, por tha se ishin disa momente që e bindën të largohet.

“Se cila ka qenë pikëçarja nuk mund të them se mund të bëjë referencë të saktë me gisht. Kanë qenë copëza më tepër se sa një akt i vetëm. Në përgjithësi në qoftë se ne nuk e kuptojmë vizonin atëherë shtrohet pyetja përse duhet të jemi aty”.

Ajo ka siguruar se arsyet e largimit nuk kanë të bëjnë me thyerje personale, paçka se ka pasur të tilla.

“Ajo që duhet ta kuptojmë nuk është më aty pikërisht për shkaqe konceptuale dhe parimore. Në qoftë se do të varej karriera ime politike nga çarjet personale unë do ta lija këtë fushë të operimit fare. Në qoftë se unë jam aq labile për vendim kaq madhore më mirë të ia lëshoja rrugën dikujt që nuk është aq i ndjeshëm”.

“Arsyet e mia janë kaq parimore, sa mund të duken kaq të pabesueshme”, shtoi ajo.

“Nuk ka platformë dhe nuk vend ku unë nuk kam thënë që jam për reforma në drejtësi”.

“Unë kam treguar se është gabim në mënyrën se si po provohet të materializohet byroja (Byroja për Konfiskimin e Pasurisë të fituar në mënyrë të paligjshme)”.

Një nga problemet më të mëdha që Kica-Xhelili tha se ka pasur me qeverisjen aktuale, është edhe Byroja dhe ka numëruar disa anomali që vijën bashkë me këtë Byro, që pritet të themelohet.

“Byroja është shumë problematike, për dy arsye sidomos. Për korrektësi kam pasur bisedime edhe me ministren edhe me kryeministrin. E kam shpërfaqur pakënaqësinë time me mënyrën si po shtyhet ky projektligj”.

“Fillimisht byroja përcakton të gjithë nëpunësit publikë do t’i nënshtrohet byrosë. Nënkupton se sot i kemi 80 mijë nëpunës publikë dhe kemi edhe me tepër se kanë dal e kanë hy. Aty thuhet se në secilin moment se ka diferencim mes të hyrave dhe aseteve, dhe ky diferencim e mbërrin 25 mijë euro vlerën, atëherë do të konfiskohen pasuria”.

“Një nga pyetje që unë e pata parashtruar, ishte se çka bëjmë ne me të hyrat që na hynë nga mërgata, të cilat nuk vijnë gjithmonë nga punë që janë deklaruar në vendin prej ku vinë?”.

“Nëse një zyrtare në Deçan ia ka blerë halla pak daja pak një banesë, çka ndodhë në atë rast? Kur ne e dimë se të hyrat edhe nga atje mund të jenë nga punë në të zezën. Ne atëherë do të duhej të bënim bashkëpunim ndërkombëtar dhe ta zëmë të shkojmë në Gjermani e të pyesim se sa i ka të hyrat ky person i caktuar, pra po ia identifikojmë shteti në mërgatë një kosovar që nuk i deklaron të hyrat e veta”.

Të ngjashme