Këngëtarja e njohur shqiptare, Orhidea Latifi apo siç njihet me emrin e artit Kida, ka nisur punën për projektin e ri muzikor.
Artistja, e cila numëron 1.7 milion ndjekës në Instagram, së fundmi njoftoi fansat se ka filluar punën për këngën e re.
Ajo shfaqet në një studio muzikore, ndonëse nuk ka zbuluar më shumë detaje për projektin e radhës.
Kida (Foto: Instagram)
Kida duket se mezi po pritet për një rikthim në skenë, teksa të fundit këngë e solli në muajin shtator.
“Edhe Sa” deri më tani ka kaluar shifrën e 12 milionë shikimeve në platformën e popullarizuar, YouTube.
Presim të shohim tani se çfarë ka përgatitur krijuesja e hitit “Merri Krejt” për admiruesit e muzikës së saj.