Këngëtarja e njohur, Kida, përherë di të josh fansat e saj, të cilët e përkrahin vazhdimisht.
Ajo në rrjete sociale gjithmonë sjell postime të ndryshme nga jeta dhe karriera profesionale.
Në një postim të fundit, Kida ka vendosur që të shfaqet e veshur me plot stil, sikurse bënë gjithnjë.
E veshur me një mini fund, artistja zgjodhi që në pjesën e sipërme të vishet me një bluzë shumëngjyrëshe.
Padyshim që në fokus është vënë dukja e re e saj, ndërsa ka lyer flokët me të bardha dhe është bërë me balluke.
Ndërkohë, Kida është duke u përgatitur për të publikuar këngën me reperin gjerman Samra.