Kamera e Edicionit Veror në Dhërmi jo vetën që sjell vende piktoreske që pëlqehen nga turistë, persona që punojnë dhe që u shërbejnë vizitorëve me produket të përgatitura nga vetë ata, por edhe personazhe publikë.
Këtë herë gazetarët e ABC News nuk ka lënë t’u ikë këngëtarja Kida, e cila ka qenë në një nga lokalet duke mbajtur një performancë.
Ajo është shprehur se është shumë e angazhuar gjatë verës, por koncertet që po mban i japin shumë kënaqësi.
“Më japin emocion shumë të madhe dhe e kaloj më shumë qejf dhe pa lodhje. Rruga është pak e lodhshme, por në përgjithësi kënaqem shumë”.
Por si e kalon Kida verën?
“Vera është vetëm gjumë, të shkosh për t’ u rregulluar, dhe koncerte”.
Me gjithë agjendën e ngarkuar Kida ka treguar se bën fitnes për të mbajtur trupin në formë.
“Bëj fitnes dhe nuk e ndërpres vetëm nëse kam ndonjë punë ose kam diçka që ma ndërpre. Mundohem që gjatë periudhës së dimrit të ushtrohem më shumë”, tha Kida. /abcnews.