Kiejko, inxhinierja që po ëndërron podiumin olimpik në qitje

Prishtinë | 29 Kor 2018 | 14:00 | Nga

Lynda Kiejko 37-vjeçe e mban në mend shumë mirë momentin kur babai i saj e prezantoi për herë të parë me sportin e qitjes.

“Babai im rregulloi bodrumin dhe ndërtoi një poligon të qitjes me pistoletë ajrore. Ai më pyeti mua dhe motrën time: ‘A dëshironi të provoni?'”, rikujton Kiejko.

E lindur në Ontario dhe e rritur nëpër qytetet e vogla të Albertas, Lynda Kiejko di çdo gjë për sfidat e jetës dhe sportit dhe po ashtu se si të tejkalohen situatat e vështira, përcjell Koha Ditore shkrimin e Olympic.org.

Ajo nisi me qitje si 11-vjeçare, por ëndërronte të merrte pjesë fillimisht në Lojërat Olimpike Dimërore. Ajo mendonte të merrte pjesë në biathlon. Por nuk ia doli të paraqitej në Lojërat Dimërore, ndonëse pasioni për sportet e qitjes ishte ngulitur në kokën e saj.

Si Kiejko ashtu edhe motra e saj, Dorothy Ludwig, e pranuan sfidën me gjithë zemër. Në Lojërat e Komonuellthit të vitit 2010 ato fituan së bashku të bronztën në çifte në 10 metra pistoletë ajrore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme