Kilaj në Speciale: Deklarohem plotësisht i pafajshëm

| 09 Dhj 2024 | 13:38 | Nga

Isni Kilaj, ish-kryetar i Malishevës, gjatë paraqitjes së parë në Hagë, u deklarua i pafajshëm lidhur me të gjitha pikat e aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“Deklarohem plotësisht i pafajshëm”, tha Kilaj.

Gjatë seancës, u parashtrua që gjuha e punës të jetë anglishtja për këtë çështje gjyqësore, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndërsa, konferenca për ecurinë e çështjes u diskutua që të jetë 17 dhjetori 2024, duke filluar nga ora 14:00.

Avokati i Isni Kilajt, Iain Edwards, tha se edhe ai dhe klienti i tij do të jenë të pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit. Po ashtu, edhe prokurori Joshua Hafetz, parashtroi se do të jenë të gatshëm për këtë seancë dhe po ashtu edhe ata do të jenë të pranishëm fizikisht.

Paraprakisht, Kilaj tha se i kupton të gjitha pikat e akuzës për të cilat ngarkohet dhe ai u njoftua me të drejtat e tij në këtë proces gjyqësor.

Ndryshe, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Të ngjashme