Çifti i njohur i showbizit, Kim Kardashian dhe Kanye West, duke se janë duke u këshilluar tek psikologu, pasi duan ta shpëtojnë martesën e tyre të tronditur në këta muajt e fundit.
Dyshja që janë prindër të katër fëmijëve, North, Saint, Chicago dhe Psalm, besohet se duan t’i zgjedhin problemet mes tyre, dhe po e bëjnë të pamundurën që të mos përfundojnë duke u shkurorëzuar.
Një burim i afërt i çiftit për “E! News” ka treguar se ata po ndjekim seanca te psikologu.
“Nuk është se ata nuk kanë diskutuar për një shkurorëzim të mundshëm, por Kim dëshiron të bëjë më shumë për ta shpëtuar martesën e tyre. Nuk ka ndodhur diçka në veçanti që i ka sjellë në këtë pikë… Por më e rëndësishmja është se kur vjen puna tek fëmijët, ata janë 100 për qind të përkushtuar”.
Sidoqoftë, disa burime tjera vazhdojnë të insistojnë se, Kim dhe Kanye, janë duke u ballafaquar me probleme të zakonshme martesore dhe nuk janë në prag të shkurorëzimit.
Reperi dhe ylli televiziv, të cilët u martuan në vitin 2014 me një dasmë glamuroze dhe romantike në Itali, kohëve të fundit kanë kaluar nëpër kohë të vështira si çift. Në veçanti pas shpërthimit të Westit në rrjetet sociale, i cili i pati postuar disa mesazhe të rënda dhe ofenduese drejtuar gruas së tij dhe gjithë familjes Kardashian/Jenner. Pavarësisht kësaj, Kim i kishte qëndruar pranë bashkëshortit të saj i cili ka probleme me shëndetin mendor.
Megjithëkëtë, ka disa muaj që mediat raportojnë se ata janë bashkë por po jetojnë jetët e tyre ndaras, Kim duke qëndruar në shtëpinë e tyre në Los Angeles së bashku me fëmijët, dhe Kanye duke jetuar në fermën e çiftit në Wyoming. Edhe pse gjatë verës ishte raportuar disa herë se Kardashian dhe West janë ndarë, të dy vazhdojnë t’i mohojnë këto spekulime.