Kimioterapia, këshilla praktike si të përballohet

Prishtinë | 01 Gus 2016 | 21:15 | Nga

Bazuar në parimin se qelizat e kancerit riprodhohen shumë më shpejt se ato normale, ilaçet që përdoren për kimioterapi, ndërhyjnë me mekanizmat që lidhen me riprodhimin e qelizave, duke i vrarë kështu gjatë procesit (efekt citotoksik).

Efekti i kimioterapisë ndihet sidomos në tumore të cilat rriten shpejt, por në lloje të caktuara qelizash normale, të cilat janë subjekt shumëfishimi i shpejtë(të tilla janë qelizat e skalpit të flokëve, qelizat e gjakut dhe qelizat që veshin mukozën e aparatit tretës).

Kështu shpjegohen edhe efektet anësore më të zakonshme ndaj këtyre trajtimeve (si: humbja e flokëve, anemia, dobësimi i sistemit imunitar, të vjellat, diarreja dhe inflamacioni apo infeksioni i gojës).

Çfarë duhet bërë përpara kimioterapisë?

Përpara se pacienti të kryejë kimioterapi, mjekët i përshkruajnë një sërë analizash gjaku. Këto analiza shërbejnë për të vlerësuar numrin e rruazave të kuqe, të bardha dhe të trombociteve, sepse trajtimi mund të zvogëlojë funksionin e organeve të tjera (mushkëri, zemër, mëlçi, veshka), që ndonjëherë dëmtohen nga lloje të ndryshme kemioterpaie. Kryhet gjithashtu edhe një vizitë e detajuar, ku matet pesha dhe gjatësia, të cilat janë të domosdoshme për të llogaritur dozën e nevojshme të ilaçeve.

Para çdo cikli kimioterapie, përsëriten analizat e gjakut për të kontrolluar rruazat e kuqe, të bardha, trombocitet, si dhe për të verifikuar funksionin e mëlçisë e të veshkave.

Sa zgjat kimioterapia?

Kimioterapia përfshin marrjen e një ose më shumë substancave të afta për të vrarë qelizat e kancerit gjatë procesit të shumimit. Si cikël trajtimi konsiderohet periudha kur kryhet trajtimi, si dhe faza e intervalit para trajtimit të ardhshëm. Një cikël 3-javor, për shembull, mund të parashikojë marrjen e ilaçeve vetëm ditën e parë dhe më pas 20 ditë pa trajtim. Përgjithësisht kimioterapia zgjat për një periudhë që mund të jetë nga tre në gjashtë muaj, gjatë së cilës kryhen nga tre-katër deri në gjashtë-tetë cikle trajtimi. Megjithatë, programi mund të ndryshojë në varësi të llojit të sëmundjes, të llojit të pacientit dhe të llojit të sëmundjes, të llojit të pacientit dhe të llojit të mjekimit individual.

Si kryhet kimioterapia?

Ilaçet që përbëjnë skemën e trajtimit mund të merren në mënyra të ndryshme.

Nga goja, nëpërmjet tabletave e kapsulave.

Ose intravenozë, nëpërmjet:

Shiringës, kur substanca mund të merret në një kohë të shkurtër (jo më shumë se disa minuta para);

Një pompë për infuzion, kur substanca duhet të merret në një kohë variabël, nga 30 minuta deri në disa orë.

Një infuzion i vazhdueshëm, për disa javë ose muaj: në këto raste pacienti sjell gjithmonë pompën me vete.

Çfarë të prisni gjatë dhe pas kimioterapisë?

Efektet anësore të kimioterapisë janë shpesh shkaku kryesor që shqetëson të sëmurët me kancer. Megjithatë këto janë shumë të ndryshueshme nga trajtimi në trajtim dhe nga individi në individ, gjithashtu ilaçet e gjeneratës së re kanë reduktuar ndjeshëm efektet anësore.

Pjesa më e madhe e këtyre efekteve të padëshirueshme zgjasin pak;

Shpesh fillojnë të lehtësohen dhe të zhduken kur mbaron trajtimi;

Ekzistojnë ilaçe dhe metoda për të lehtësuar disa nga pasojat që ato kanë.

Nuk vihet në dyshim, gjithsesi, që këto mjekime mund të provokojnë disa tipa efektesh anësore.

Rënie flokësh:

Humbja e flokëve, e qimeve, e qerpikëve dhe e vetullave konsiderohet si një shenjë tipike e kimioterapisë, prandaj është dhe një nga pasojat më të frikshme për pacientët. Në fakt, jo të gjitha ilaçet që përdoren për trajtimin e tumoreve shkaktojnë këtë efekt anësor dhe jo të gjitha kanë të njëjtin intensitet. Gjithashtu, mos harroni se fenomeni është i kthyeshëm dhe flokët fillojnë të rriten pas disa javësh nga trajtimi. Përgjithësisht flokët rimarrin pamjen normale brenda katër-gjatë muajsh nga përfundimi i trajtimit, edhe pse mund të ndodhë që kur flokët dalin sërish kanë një ngjyrë tjetër, ose janë më kaçurrela. Ndërkohë, në qoftë se nuk ndiheni rehat me veten, mund të përdorni shalle, kapele ose paruke, dhe pse këto të fundit mund t’ju bezdisin, sidomos në verë.

Lodhje;
Shqetësime në tretje;
Marrje mendsh dhe të vjella;
Dhimbje, inflamacion dhe ulcera në gojë;
Shije të keqe ose ndryshim në të shijuar;
Humbje të oreksit, diarre ose kapsllëk.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme