Kina raportoi ditën e nëntë të radhës pa asnjë rast të ri të transmetuar lokalisht me COVID-19, raporton Reuters.
Raportimi i përditshëm nga zyrtarët kombëtar të shëndetësisë, i cili publikoi të dhëna për ditën e hënë, tregoi vargun e fundit pa ndonjë rast të ri të transmetuar në vend
Kina kishte 14 raste të reja të importuara, që përfshinin udhëtarët që ktheheshin nga jashtë, nga 16 që ishte një ditë më parë. Kishte edhe 16 raste të reja asimptomatike – pacientë të cilët janë të infektuar me koronavirus por nuk shfaqin ndonjë simptomë – krahasuar me 27 një ditë më parë.
Në qytetin qendror ku u zbulua për herë të parë virusi, Universiteti Wuhan hapi dyert e tij për më shumë se 9,100 studentë të hënën.