Ekonomia Online
FUNDIT

Kina dhe Rusia do të ndërtojnë stacion hapësinor në Hënë, do t’ua japin edhe vendeve tjera

Kina dhe Rusia do të ndërtojnë stacion hapësinor në Hënë, do t’ua japin edhe vendeve tjera

Kina dhe Rusia i kanë bërë të ditura planet për ndërtimin e një stacioni hapësinor në Hënë. Agjencia ruse e hapësirës, Roscosmos, tha se ka nënshkruar një marrëveshje me Administratën Kombëtare të Hapësirës në Kinë për të zhvilluar objekte kërkimore në sipërfaqen e Hënës, në orbitën e saj ose në të dyja. Në deklaratën e […]

Kina dhe Rusia i kanë bërë të ditura planet për ndërtimin e një stacioni hapësinor në Hënë.

Agjencia ruse e hapësirës, Roscosmos, tha se ka nënshkruar një marrëveshje me Administratën Kombëtare të Hapësirës në Kinë për të zhvilluar objekte kërkimore në sipërfaqen e Hënës, në orbitën e saj ose në të dyja.

Në deklaratën e përbashkët të të dyja agjencive thuhet se ky stacion hapësinor do të jetë në dispozicion për t’u përdorur edhe nga vendet tjera, shkruan BBC.

I ashtuquajturi Stacion Ndërkombëtar Shkencor në Hënë do të shfrytëzohet për një gamë të gjerë të kërkimeve shkencore, përfshirë eksplorimin dhe shfrytëzimin e Hënës, thuhet në deklaratë.

“Kina dhe Rusia do ta përdorin përvojën e tyre të grumbulluar në shkencën, kërkimet dhe zhvillimin për hapësirën dhe do të përdorin pajisje të hapësirës dhe teknologji të hapësirës për të zhvilluar së bashku një rrugë për ndërtimin e një stacioni ndërkombëtar kërkimor në Hënë”, thuhet në deklaratën e shkruar në gjuhën kineze.

Chen Lan, analist i programit hapësinor të Kinës, i tha agjencisë AFP se ky projekt është i rëndësishëm për shtetin me popullsinë më të madhe në botë.

“Ky do të jetë bashkëpunimi më i madh ndërkombëtar në hapësirë për Kinën, prandaj është i rëndësishëm”, tha ai.

Kina ka filluar relativisht vonë që të shënojë suksese në eksplorimin e hapësirës, por dhjetorin e kaluar arriti që me sukses të merrte gurë nga Hëna përmes sondës “Chang’e-5”.

Të ngjashme