Në Kinë ekzistojnë ndalesa për qasje në mediat e huaja sociale si Facebook dhe Twitter
Përderisa Kina vazhdon ndalesën për qytetarët e saj në mediat sociale ajo ka lejuar për diplomatët dhe punonjësit e qeverisë përdorimin e platformave të tilla si Twitter dhe Facebook.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Geng Shuang deklaroi se me hapin në fjalë mund të formohet komunikim më i mirë me qytetarët jashtë vendit dhe se politikat e Kinës mund të promovohen më mirë.
Ai tha se me lejimin e përdorimit të platformave të medias sociale si Twitter dhe Facebook nga diplomatët dhe punonjësit e qeverisë, Kina thekson dëshirën e saj që të forcojë komunikimin në arenën ndërkombëtare me platformat e medias sociale dhe se internetin në vend e menaxhojnë me ligje dhe rregullore.
Në Kinë ekzistojnë ndalesa për qasje në mediat e huaja sociale si Facebook dhe Twitter. Ndërsa platformat sociale si Wechat dhe Weibo që janë shfaqur si alternativë e këtyre platformave i njohin mundësi qeverisë që të përdorë teknologjinë si një mjet kontrolli social.
Përdorimi në mënyrë aktive i faqeve për postimet sociale në Hong Kong shkaktoi rrijen e shqetësimeve të Kinës ndaj këtyre plaftormave./AA