Kina hap tunelin më të gjatë nënujor, i kushtoi mbi 1 miliardë dollarë

Prishtinë | 06 Jan 2022 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Pas gati katër vitesh ndërtimi, tuneli më i gjatë nënujor në Kinë është tashmë i hapur për trafikun e automjeteve.

Në një gjatësi prej 10.79 kilometrash tuneli Taihu shtrihet nën liqenin Taihu në provincën Jiangsu të Kinës lindore, rreth 50 kilometra në lindje të Shangait.

Sipas zyrtarëve qeveritarë në Jiangsu, tuneli u ndërtua me një kosto 9.9 miliardë juanë (rreth 1.56 miliardë dollarë). Ndërtimi filloi më 9 janar 2018, raporton CNN.

Mbi 2 milionë metra kub beton janë përdorur për ndërtimin e tunelit me dy drejtime, i cili ka gjashtë korsi dhe është 17.45 metra i gjerë, raporton agjencia zyrtare e lajmeve kineze, Xinhua.

Tavani i tunelit është pajisur me drita LED shumëngjyrëshe, të dizajnuara për të parandaluar lodhjen e shoferit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme