Kina është të paktën 30 vite larg nga të qënurit një vend prodhues i fuqisë së madhe.
Duke pasur parasysh se më shumë se një e treta e prodhimit botëror vjen nga Kina, shumë analistë tashmë këtë vend e shohin si “fabrika e botës”, mirëpo udhëheqësit kinez thonë se janë të shqetësuar lidhur me varësinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për produktet e teknologjisë se lartë, përcjell Telegrafi.
“Mundësitë janë ende të vogla. Teknologjitë kryesore janë në duart e të tjerëve dhe Kina rrezikon të ‘theret’ në fyt”, paralajmëroi Miao Wei, i cili ishte ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit për një dekadë në Kinë.
Megjithëse Kina prodhon ende një sasi të konsiderueshme të produkteve industriale dhe të konsumit, prodhimi i saj ka rënë.
Vitin e kaluar, prodhimi përbënte pak më shumë se një e katërta e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), që është niveli më i ulët që nga viti 2012.