Kina: Konlfikti me Korenë e Veriut mund të përfundojë në luftë

Prishtinë | 24 Pri 2017 | 19:03 | Nga

Presidenti i Kinës Xi Jinping kërkoi “kufizim” ndaj Koresë së Veriut gjatë një telefonate që pati me Presidentin amerikan Donald Trump të hënë, ndërkohë që Japonia iu bashkua ushtrimeve me një super aeroplan-mbajtëse amerikane që shkon në Gadishullin Korean.

Uashingtoni i ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur Kinës, aleatit të vetëm të Koresë së Veriut, që të bëjë më shumë për të frenuar programin e saj bërthamor.

“Kina shpreson se palët relevante do të mund të përmbahen dhe të shmangin veprimet që do të rrisin tensionin në gadishullin korean”, mësohet të ketë thënë Xi, sipas Ministrisë së Jashtme të Kinës.

“E vetmja mënyrë për të realizuar denuklearizimin në gadishullin Korean dhe për të zgjidhur sa më shpejt problemin bërthamor të Koresë së Veriut që është çdo palë relevante duhet të përmbushë detyrat e saj”, shton ai.

Biseda, e dyta që pas takimit në vendpushimin luksoz të Trump në Florida në fillim të këtij muaji-thekson shqetësimin në rritje në Pekin se tensionet midis Uashingtonit dhe Phenianit mund të përfundojnë në konflikte ushtarake.

Pavarësisht lidhjen e saj të gjatë me Veriun, Kina ka rritur presionin ndaj vendit komunist, duke njoftuar në shkurt të këtij viti se ka ndaluar të gjitha importet e qymyrit nga Koreja e Veriut, që i sjellin vendit komunist jo pak të ardhura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme