Federate Kineze e Futbollit ka marrë një vendim për reduktimin e futbollistëve të huaj në skuadrat vendase.
Në një deklaratë për mediat në ueb-faqen zyrtare të kësaj federate, thuhet se në kuadër të zhvillimit të futbollit në vend dhe për dhënien më shumë shanse për talentet vendase është kufizuar numri i lojtarëve të huaj që luajnë në skuadrat kineze.
Në kuadër të kësaj reforme numri i të huajve që luajnë në formacionin bazë nuk duhet të jetë më shumë se 3, ndërkohë që kjo shifër më parë ishte 3 të huaj plus 1 aziatik.
Sipas rregullores së re klubi i përbërë nga 18 lojtarë ka të drejtë të ketë 5 futbollistë të huaj. Ndërkohë është hequr detyrimi që njëri prej këtyre 5 futbollistëve të jetë nga Azia.