Pekini ka kundërshtuar shitjen e detyrueshme të aseteve të Tik Tok-ut, SHBA-së nga pronari i saj kinez ByteDance duke shtuar se më parë preferon që ta shohë aplikacionin të mbyllet në SHBA sesa t’ia shesë.
Byte Dance ka qenë në bisedime për ta shitur Tik Tokun tek kompani amerikane, përfshirë Microsoft dhe Oracle, që kur presidenti Donald Trump kërcënoi muajin e kaluar që të ndalohej aplikacioni nëse nuk u shitej.
Trumpi i ka dhënë Byte Dance një afat deri në mesin e shtatorit për të dhënë një vendim për çështjen, transmeton KOHA.
Megjithatë, zyrtarë kinezë besojnë se shitja e detyrueshme do ta bënte ByteDance dhe Kinën të dukeshin të dobëta në sytë e Uashingtonit, kanë thënë burime për Reuters.
Dy nga këto burime kanë thënë se Kina është e gatshme të shtyjë çdo marrëveshje.
Ministri i Jashtëm i Kinës, Zhao Lijian, ka thënë të premten se SHBA-ja po abuzon me konceptin e sigurisë kombëtare duke e nxitur që të mos shtypë kompanitë e huaja.