Kina planifikon të dërgojë një sondë në Mars, për të shënuar 100 vjetorin e Partisë Komuniste

Prishtinë | 12 Tet 2019 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Janë shpërndarë imazhet e sondës, të cilën Kina planifikon ta dërgojë në Mars.

Pekini zyrtar i ka bërë të gjitha përgatitjet, që kjo sondë të dërgohet në Planetin e Kuq brenda dy vitesh, për të shënuar në këtë formë 100 vjetorin e Partisë Komuniste që është në pushtet, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, është shfaqur vetëm dukja e sondës, ndërsa raportohet se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura, për të nisur udhëtimin e fluturakes.

Një fotografi e këtij eksploruesi, të quajtur ‘Mars 1’, u është shfaqur nga Korporata Shtetërore e Shkencës dhe Industrisë së Hapësirës Ajrore të Kinës, prodhuesi kryesor që merret me pajisje për dërgim në hapësirë, në Pekin.

Kjo sondë është parë e mbuluar pjesërisht me shtresa ngjyrë ari, derisa një shënim në pjesën e përparme, tregon se është duke kaluar nëpër testet përfundimtare.

Bëhet e ditur se kjo sondë do të fluturojë rreth Marsit, derisa pritet të ndalojë më pas në të, ndërsa nuk bëhet i ditur misioni konkret që do të ketë.

Meqenëse Partia Komuniste  Kinë, feston themelimin më një qershor, pritet që kjo datë e vitit 2021, të jetë koha kur sonda të ndalojë në shënjestrën e planifikuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme