Kinezët ofrojnë 150 milionë euro për Aubameyangun

Prishtinë | 04 Jan 2017 | 16:52 | Nga

Klubi i Superligës kineze Shanghai SIPG raportohet se ka ofruar shifër rekorde prej 150 milionë eurosh për sulmuesin e Borussia Dortmundit Pierre-Emerick Aubameyang.

27-vjeçari, që ka shënuar 22 gola në 21 paraqitje sivjet, po kërkohet nga shumë klube evropiane.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, SIPG po dëshiron të ofrojë shifër rekorde duke i ofruar futbollistit kontratë që do ta bënte atë më të paguarin në botë.

Aubemayangut i është ofruar pagë rreth 800 mijë euro në javë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme