Kirgizët kundër gjendjes së jashtëzakonshme

Prishtinë | 10 Tet 2020 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Protestuesit kanë vërshuar rrugët e qytetit të Kirgizisë, Toktogul, në ditën kur presidenti i kontestuar ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytet në përpjekje për t’i dhënë fund kaosit politik në vend pas zgjedhjeve të kontestuara parlamentare.

Presidenti Jenbekov ka nxjerrë dekretin për gjendje të jashtëzakonshme që do të zgjasë dy javë. Tani mund të vendoset ora policore e të kufizohet liria e lëvizjes.

Ai ka urdhëruar nxjerrjen e ushtrisë në Bishkek për të zbatuar masat e reja. Nuk është bërë e qartë nëse ushtria dhe policia do të zbatojnë urdhrin në ish-Republikën Sovjetike që po kalon në krizën më të thellë politike prej pavarësimit pas prishjes së Bashkimit Sovjetik në fillimvitet nëntëdhjetë.

Të ngjashme