Kirurgu Enver Hoxha bën patentimin e parë në lëmin e mjekësisë në Kosovë

Prishtinë | 10 Shk 2022 | 12:14 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kirurgu plastik, Enver Hoxha, është mjeku i parë në Kosovës që ka bërë patentimin e një aparature të re në lëmin e mjekësisë në Kosovë, raporton Ekonomia Online. Patentimi i produktit është bërë në Gjermani.

Enver Hoxha është specialist i Kirurgjisë Plastike dhe anëtar i Odës së Mjekëve i cili ka kryer patentime në Gjermani dhe tani për herë të parë në Kosovë.

Me këtë rast, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, në një konferencë për medie ka thënë se është arritur të bëhet patentimi i një aparature e cila është treguar inovativ për shtetet e zhvilluara. Kjo aparature do të shërbejë për thithjen e lëngjeve në Kirurgji.

“Para dy vjetëve doktor Enveri na ka ofruar ide për këtë inovacion. Në shtator të këtij viti është patentuar në Gjermani. Ky do të ishte apel për institucionet tona që në fund të bëhet e mundshme investimi në këto hulumtime dhe të jemi prezent në zhvillimet shëndetësore në botë. Oda e Mjekëve do të punojë në krijimin e fondit për krijime shkencore dhe të përzgjidhen hulumtime që do t’i financojmë. Në Gjermani nuk kanë gjet kod për Kosovën. Tash Kosova e ka kodin e vet për hulumtime dhe patentime nëse kemi mungesa të mjekëve të punësuar është pasqyrë e asaj ku jemi ne. Problemi është direkt te komunat. Është dështim i tyre. Kemi 400 mjekë pa punë”, ka thënë Sejdiu.

Kirurgu plastik, Enver Hoxha, tha se puna në këtë drejtim e vështirë por e realizueshme. Ai tha se paisja që është shpikur përdoret në shumicën e lëmive kirurgjike.

“Qëllimi i saj është thithja e lëngjeve. Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha nivelet e zhvillimit ekonomik. Do të jetë praktike dhe besoj që kompanitë do të marrin për të zhvilluar. Gjatë karrierës kam edhe disa projekte të tjera por kërkojnë teknologji më të avancuar. Përfitimet janë në lëmitë kirurgjike”, tha Hoxha.

E profesori i Kirurgjisë, Hysni Arifie quajti ditë të veçantë për Kirugjinë, pasi sipas tij kjo aparaturë është patentuar në një institut prestigjioz në Gjermani.

Të ngjashme