Tërmeti i solli frikë dhe panik tek qytetarët, ndërsa kanë qenë të shumtë edhe ata që kanë kërkuar ndihmë nëpërmjet mediave.
Një qytetar, ndërsa ka kontaktuar “News24”, ka treguar tmerrin që ka përjetuar nga lëkundjet e forta të tërmeteve.
Qytetari nga Zall-Bastari, shprehet se lëkundjet e forta i kanë dëmtuar shtëpinë. Ai thekson se natën është i detyruar ta kalojë në shtëpinë e prishur pasi nuk ka mundësi të lëviz pasi ka djalin dhe gruan të sëmurë.
“Dëmtimet i kemi pasur në banesë. Unë isha jashtë dhe gruaja ishte brenda, sepse është e sëmurë. U futa brenda dhe e nxora jashtë nusen. Në lëkundjen e dytë kemi qenë jashtë banese. Aktualisht jam në banesë brenda, sepse e kam gruan e djalin të sëmurë”-tha ai.