Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, theksoi rëndësinë për zgjerimin e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, duke deklaruar se “të tjerët, që nuk kanë qëllim për këtë pjesë të kontinentit tonë, mund ta mbushin këtë boshllëk”.
Duke folur në Kongresin e Partive Popullore Europiane (EPP) në Zagreb, Kitaroviç i kërkoi BE-së të “reagojë dhe të tregojë se është e interesuar për të ardhmen e Ballkanit, që gjendet sot në qendër të interesave gjeopolitike të fuqive të forta në nivelin global”.
Ndërhyrja e presidentes kroate është një referencë e qartë ndaj mosfillimit të negociatave të pranimit, muajin e kaluar, me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë.
Ajo shtoi se ”kam frikë për shkak se Rusia është Kina mund ta shohin këtë si një mundësi për të mbushur boshllëkun strategjik që është krijuar”, transmeton gazetaexpress.