Kitaroviq – Thaçit: Principet e Komisionit të Badinterit për kufijtë të mbesin të gdhendur në gurë

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 09:41 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar në New York të ShBA-së, presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq.

Në këtë takim, siç raporton Vecernji.hr, mes Thaçit dhe Kitaroviq është folur edhe për të shumëpërfolurin ndryshim të kufijve në Ballkan.

Por që duket se Kitaroviq nuk e ka pasur parasysh faktin se ka takuar Presidentin e Kosovës dhe jo kryeministrin, siç i është referuar Thaçit.

“Ishte interesant takimi me Kryeministrin e Kosovës, Thaçi rreth marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe asaj që është dëgjuar së fundmi – ndryshimit të mundshëm të territoreve”, është shprehur Kitaroviq.

“Ne jemi tejet të kujdesshëm dhe kemi përcjell argumentet tona se fakti i principeve të Komisionit të Badinterit rreth kufijve territorial në ish Jugosllavi duhet të mbetet i gdhendur në gurë”, ka shtuar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme