Koalicioni për Integritet Zgjedhor (KIZ), ka mbajtur konferencën e radhës për medie, në të cilën ka shpalosur të dhënat për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime, por edhe evidentimin e parregullsive në qendrat e vendvotimeve.
Albulena Nrecaj, ka thënë se deri në orën 12 të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 12% e qytetarëve.
KIZ thekson se janë evidentuar parregullsi gjatë procesit zgjedhor si: votime në emër të familjare, mungesë të komisionerëve, publikim i votës, fotografim i votës, raporton Ekonomia Online.
Në shkollën “Rasim Kiçina” sipas KIZ-it, janë evidentuar 38 raste të votimeve familjare.