Koalicioni për Integritet Zgjedhor (KIZ) thotë se sipas rezultateve të saj preliminare, PDK-ja ka fituar zgjedhjet për kryetar në Drenas, por i duhet të shkojë në balotazh.
Driton Selmanaj, nga ky koalicion i cili ka vëzhguar zgjedhjet dhe po vazhdon të vëzhgojë dhe numërimin e votave, thotë se Ramiz Lladrovci i PDK-së ka marrë 46.5 për qind, kurse i dyti është Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën me 26.20 për qind.
Këta të dy do të shkojnë në balotazh, që pritet të mbahet në fillim të janarit të vitit 2017.
Votimet e 4 dhjetorit kanë qenë të drejta dhe të rregullta, pavarësisht disa lëshimeve që janë evidentuar, tha Selmanaj.