Kjo është arsyeja e vizitës së presidentes Osmani në Klinikën e Onkologjisë

Prishtinë | 19 Tet 2022 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do ta vizitojë Klinikën e Onkologjisë, në kuadër të muajit të luftës kundër kancerit të gjirit.

Në këtë klinikë, me fillim nga ora 11, do të bëhet shpërndarja e disa protezave silikoni, proteza gjoksore dhe paruke për gratë e prekura nga kanceri i gjirit.

Ky projekt është mbështetur nga Presidenca e Kosovës.

“Ju informoj se më datë 19 Tetor, në orën 11, në Klinikën e Onkologjisë do të bëhet shpërndarja e 100 kompleteve – 100 proteza silikoni e 100 gjoksore, projekt i mbështetur nga Presidenca e Republikës së Kosovës, si dhe 100 paruke, donacion i Koalicioni K10 dhe Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara UNFPA Kosova, zyra në Prishtinë. Për shkak se numri është i kufizuar e nevojat janë të mëdha, ju lutemi që të vijnë zonjat, të cilat nuk janë pajisur më herët”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kosovare për luftimin e Kancerit të Gjirit.

Pas takimit me strukturat drejtuese të ShSKUK-së dhe Klinikës së Onkologjisë, Osmani do të deklarohet para medieve.

Të ngjashme