Kjo është blerje industriale e votave. Mbi 50 milionë euro nga nje vendim elektoral është absolutisht korrupsioni më i madh në një palë zgjedhje.
Një qeveri që per 2 vite nuk ka arritur ta ndërtojë nje urë 35 metra te gjatë, e ku për shkak të kësaj 3 qytetarë te Kosovës kanë humbur jetën, nuk e ka problem me marrë këso vendimesh përbuzëse.
Një qeveri qe u jep familjarëve të vet nga 100 mijë euro grante për fermat fiktive, përpiqet qe me nga 100 euro me i mashtru mijëra familje kosovare në nevoje vetëm pak javë përpara zgjedhjeve.
Kjo s’ka ndodhur ne historine politike të Kosovës për këto 25 vjet.