Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID-19 në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme, trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 56 pacientë, raporton Gazeta Express.
Sipas SHSKUK’së, prej tyre 27 janë me oksigjeno-terapi dhe 4 në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 10 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spital i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 8 pacientë
Spitali i Gjilanit, 1 pacient
Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë