Prej të dielës, hoxha Shefqet Krasniqi është i shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të infektimit me Covid-19.
Lajmin për Expres e ka konfirmuar infektologu në këtë klinikë, Izet Sadiku.
Ai ka thënë se gjendja e Krasniqit është stabile dhe se ai së shpejti do të lirohet nga klinika.
“Gjendja e tij është stabile. Ai është mirë. Nuk është me oksigjen e asgjë dhe do të lirohet në shtëpi”, ka deklaruar ai.
Ndërsa, edhe infektologia Arjeta Zogaj-Berisha ka thënë se gjendja e Krasniqit është e mirë dhe se ai do të lirohet ditën e nesërme nga klinika.
“Gjendja e tij është shumë e mirë. Ai është i shtrirë në repartin E. Nesër kemi me e liru në shtëpi. Ende nuk ka rezultuar ende negativ”, ka thënë ajo.
Ndërsa, edhe zyra për media në QKUK e ka konfirmuar se Krasniqi është i shtrirë në Klinikën Infektive dhe gjendja e tij është stabile.