Një tentim vrasje ka ndodhur në Deçan, ku është plagosur një person me armë zjarri dje në fshatin Isniq rreth orës 15:40.
Nga i dyshuari janë konfiskuar tre fishekë dhe arma ndërsa me urdhër të Prokurorit ai është dërguar në mbajtje pasi që rasti është cilësuar si vrasje në tenativë.
I njëjti sipas mjekëve gjendet jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari pas kryerjes së aktit është larguar nga vendi i ngjarjes mirëpo Policia ka arritur ta arrestojë.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull Kos.pasi i njëjti gjatë një konflikti të çastit me viktimën mashkull Kos.ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe e ka plagosur në këmbë. Viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe është duke u trajtuar, sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Nga i dyshuari është konfiskuar arma me tre fishekë dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia