Kënga アイドル e realizuar nga Yoasobi është më e kërkuara në “Google” për vitin 2023. Kënga në fjalë është kolona zanore e serialit anime “Oshi no Ko” e cila ka 385 milionë shikime në “Youtube”. Yoasobi është një dyshe japoneze e themeluar në vitin 2019.
Dyshja përbëhet nga producenti Ayase dhe këngëtarja Ikura. Kënga e tyre debutuese “Yoru ni Kakeru” u solli atyre famë të menjëhershme pasi u ngjit në krye të “Billboard Japan Hot 100” shumë shpejt pas publikimit të tij. Kënga qëndroi për gjashtë javë dhe mbeti në tabelë deri në fund të vitit.
アイドル, e përkthyer si Idol, u publikua në “Youtube” vetëm shtatë muaj më parë, por kjo mjaftoi që ajo të bëhej një nga këngët më të dëgjuara në atë shërbim në vitin 2023. Dyshja thekson se ndikimi më i madh muzikor i tyre është Taylor Swift.
Rikujtojmë, se çdo vit, platforma “Spotify Wrapped” ju tregon se çfarë keni dëgjuar më shumë, kush ishte artisti më i mirë, sa minuta keni shpenzuar duke dëgjuar muzikë dhe cilat ishin këngët më të mira për ju.