Kjo është kompania kosovare që “pushtoi” edhe lindjen e Evropës

Prishtinë | 04 Maj 2017 | 11:38 | Nga

Pak kompani prodhuese arrijnë ta prekin majën e eksportit, e edhe më pak arrijnë që të jenë pjesë e vendeve të ndryshme.

Përkundër konkurrencës së madhe, një shtrirje ndërkombëtare ka arritur ta realizojë kompania e njohur kosovare “Fluidi”.

Kjo kompani me prodhimet e saj të lëngjeve të gazuara dhe të pagazuara arriti të shtrihet edhe në lindje të Evropës, përkatësisht në territorin e Ukrainës.

Lëngjet e para të prodhuara nga kjo kompani janë pritur jashtëzakonisht mirë nga tregje vendore, duke vazhduar traditën e njëjtë edhe në vende si në Gjermani, Itali, Suedi, Holandë, Kazakistan etj.

Kërkesat e mëdha për produktet e kompanisë po shtohen nga dita në ditë, bashkë me të edhe shtrija e saj.

“Fludi”, kompania që po i tejkalon standardet e kualitet duke lënë gjurmë në çdo vend të botës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme